Ushtria izraelite pretendon se që nga 7 tetori e deri më tani ka goditur mbi 11 mijë objektiva në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.


Pavarësisht thirrjeve nga opinioni ndërkombëtar për armëpushim, Izraeli vazhdon të rrisë duke ashpërsuar sulmet ndaj Gazës.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se që nga 7 tetori e deri më tani në Rripin e Gazës janë goditur mbi 11 mijë objektiva.

Më tej pretendohet se objektivat e goditur janë pika ushtarake që i përkasin Brigadave Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit.

Po ashtu thuhet se vazhdojnë “aktivitetet tokësore” të forcave izraelite brenda Rripit të Gazës.

Në pamjet e publikuara të ushtrisë, ushtarët izraelitë dhe automjetet e blinduara vërehen në rajonet periferike të Gazës të kthyer në rrënojë.