Automjetet janë djegur dhe dyqanet janë plaçkitur në Dublin të Irlandës pas një sulmi me thikë që la të plagosur pesë persona, përfshirë tre fëmijë.


Një vajzë pesëvjeçare dhe një grua rreth të 30-ave u plagosën rëndë në sulmin pas orës 13:40 me orën lokale.

Kjo ndodhi në sheshin Parnell në Lindje në qendër të qytetit jashtë shkollës së fëmijëve, Gaelscoil Choláiste Mhuire, ka raportuar BBC.

Një burrë rreth të 40-tave i cili gjithashtu u plagos rëndë është një person me interes, tha policia.
Ata shtuan se nuk po kërkonin persona të tjerë në këtë moment dhe po ndjekin një linjë të caktuar hetimi.