Thyen rekord, kuzhinieri irlandez gatoi pa ndalim për 120 orë rresht

Kuzhinieri irlandez Alan Fisher ka thyer rekordin e Guinessit duke gatuar pa ndalur për 119 orë e 57 minuta, raporton BBC.


Fisher, që jeton në Japoni, ka gatuar në restorantin e tij Matsue. Ai ka thyer rekordin e nigerianes Hilda Baci, për më tepër se 24 orë. Baci kishte vendosur rekordin më herët këtë vit.

Ajo kishte gatuar pa ndalur për 93 orë e 11 minuta.

“Arritjet e Latas dhe Hildas më shërbyen si inspirim”, ka thënë Fisher.

Fisher qëroi 300 kilogramë patate si pjesë e kësaj maratone gatimi.

“Ndërsa nisi lodhja të më kapte, e kisha shumë të vështirë të rrija zgjuar. Unë pata edhe halucinacione në ditën e dytë”, ka thënë Fisher.

Pas kësaj maratone gatimi, Fisher bëri 357 kilogramë bukë e 3360 racione ushqimi.