SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M.(50) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “mashtrim”.


Gjatë vitit 2019, i paraqituri ka marrë një paradhënie nga R.M. në shumën 5000 euro për blerjen e një banese, i cili tashmë i ishte shitur një personi tjetër dhe në datën 03.03.2023 A.M i ka kërkuar t’i dërgohen edhe 1000 euro të tjera nga agjensionet per transferim të shpejtë parash për të përfunduar punë me apartamentin.

Të nesërmen i dëmtuari ka kontaktuar përmes telefonit me të pandehurin, i cili i ka dërguar një faturë në emër të një personi nga Manastiri dhe pas kësaj ka ndërprerë kontaktet në telefon, pas së cilës i dëmtuari ka dyshuar se është mashtruar.