Policët e SPB Tetovë dje (8 nëntor) rreth orës 18:00 e 10 minuta, kanë privuar nga liria 33-vjeçarin A.K. nga Kopaçindolli i Tetovës. Pak para kësaj ai është denoncuar nga 58-vjeçari SH.Q. nga  Reçica e Madhe e Tetovës, se në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishte i punësuar, e ka sulmuar fizikisht duke përdorur sende të mprehta. A.K. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS