Sulmohet fizikisht një person në Tetovë

Dje (19-nëntor) rreth orës 03:40 pjestarët e policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personin V.M. (20) nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga 27-vjeçari S.J. nga Tetova, se rreth orës 3:10 në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, kishte qenë i sulmuar fizikisht. Personi i arestuar V.M. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS