SpaceX ​​sërish dështoi me raketën më të fuqishme – kompania shkatërroi në ajër Starshipin (VIDEO)

Për herë të dytë, SpaceX u përpoq të niste Starship, raketën më të fuqishme të ndërtuar në histori.


U tha se përforcuesi Super Heavy shpërtheu në ajër dhe se për shkak të pamundësisë së kthimit të kontrolluar të raketës, u aktivizua sistemi i ndërprerjes së fluturimit, pra vetëshkatërrimit të saj.

SpaceX njoftoi se ata nuk ishin në gjendje të merrnin të dhëna nga Starship, pasi nuk pritej që të shpërthente përforcuesi Super Heavy.

Kompania konfirmoi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë se ishte e detyruar të aktivizonte sistemin e ndërprerjes së fluturimit të Starship, i cili në thelb është një veçori vetëshkatërruese që SpaceX aktivizoi për të parandaluar devijimin nga kursi të Starshipit.

SpaceX përfundoi transmetimin e drejtpërdrejtë pak më vonë.

Kujtojmë se SpaceX, pronari i së cilës është Elon Musk, nisi me sukses Starship në muajin prill të këtij viti, por raketa shpërtheu në ajër pas pak minutash.

Sistemi Starship shkoi shumë më larg se përpjekja e parë e muajit prill, por përfundoi me një tjetër shpërthim.