Sllovakia bllokon armët për Ukrainën, Anulohen 40.3 milionë euro për ndihmë ushtarake

Sllovakia nuk do ta ndihmojë më Ukrainën me armë. Kryeministri i ri mbajti deklaratën e dhënë para fushatës duke bllokuar 40.3 milionë euro paketë armatimesh.


Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico, bllokoi paketën e ndihmës së armëve prej 40.3 milionë euro për Ukrainën, premtim elektoral para zgjedhjeve!

Pas mbledhjes së kabinetit, deklaroi se pakoja e armëve dhe municioneve të planifikuara për t’u dërguar në Ukrainë është refuzuar.

Paketa e 14-të e ndihmës ushtarake e përgatitur nga kabineti i mëparshëm Ludovit Odor përfshinte 4 milionë fishekë, 6 mijë e 172 fishekë obusi me kalibër 125 milimetra, 140 raketa kundërajrore, 8 mortaja dhe 1200 predha mortaja të caktuara për to.

Fico fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 30 shtator me 22.9 vota, Sllovakia filloi të ndryshojë politikën e saj në lidhje me luftën.

Kujtomë se Fico tha në deklaratën e tij pas fitores së zgjedhjeve: “Populli i Sllovakisë ka probleme më të mëdha se Ukraina”.

Ne jemi gati të ndihmojmë në rindërtimin e vendit. Por ju e dini mendimin tonë për armatosjen e Ukrainës, ka deklaruar ai më herët.

Michal Šimečka, kreu i Sllovakisë Progresive (PS), që zuri vendin e dytë në zgjedhje me 18 përqind të votave, e përshkroi ardhjen e Ficos në pushtet si “lajm shumë të keq për Sllovakinë”.