Skandalet në burgje nuk ka vetëm në Shqipëri. Burgu Lantin është burgu më i madh në Belgjikë, dhe ka shkaktuar polemika pas një skandali seksual.


Sipas mediave belge, në skandal janë përfshirë zyrtarë të burgut, burra dhe gra që kanë marrë pjesë në mbledhjet e grupeve brenda dhe jashtë burgut. Sipas informacioneve në mesin e emrave të lidhur me rastin është edhe një këshilltar komunal 30-vjeçar.

Dhjetë punonjës, mes të cilëve tre gra, të cilat kur organizonin takime jashtë burgut, zgjodhën shtëpinë e njërit prej pjesëmarrësve, me arsyetimin se kishte një xhakuzi të madh. Oficerët e përfshirë duket se nuk janë përmbajtur as gjatë orarit të punës. Sipas një raporti, një zyrtar i rangut të lartë i jepte hua zyrën e tij një gruaje e njohur si “P” në mënyrë që ajo të mund të bënte seks me njerëz të tjerë.

“Nga ora 06:00 ajo e bëri të qartë se nëse nuk do të bënte seks, nuk do të ishte në gjendje të punonte”, tha një burim për mediat lokale. Raporti i “P” kishte bërë bujë në mesin e stafit, pasi gruaja kishte një vëlla i cili ishte i burgosur në të njëjtin burg.