Inkursioni i Izraelit në spitalin Al Shifa është kritikuar si “krejtësisht e papranueshme” nga shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


Tedros tha se kishte 3,500 shtretër spitalor në të gjithë Gazën para këtij konflikti – por tani janë rreth 1,400, shkruan Sky News.

“Për tre ditët e fundit nuk ka asnjë përditësim për numrin e vdekjeve,” shtoi ai, duke thënë se e bën më të vështirë vlerësimin e sistemit shëndetësor në Gaza.

Më herët ai kishte thënë se raportet e trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit që hynë në spital ishin “thellësisht shqetësuese”.

“Ne kemi humbur përsëri kontaktin me personelin shëndetësor në spital,” shkroi ai në platformën X.