Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), tha sot se luftimet “duhet të ndalen” në Gaza.


“Mjaft! Si mund ta pranojë komuniteti ndërkombëtar situatën në Gaza?”, tha Francesco Rocca tha në rrjetin social “X”.

“Foshnjat në inkubatorë dhe pacientët në njësitë e kujdesit intensiv janë në rrezik jete në Spitalin Al-Quds”, shtoi ai.

Rocca tha se qasje humanitare duhet t’i jepet Rripit të Gazës dhe “ndihma, duke përfshirë karburantin, duhet të arrijë edhe në veri”.

Izraeli ka kryer sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës – duke përfshirë spitalet, rezidencat dhe objektet fetare – që nga operacioni ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11.078 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra. Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare.