Me debat profesional në organizim të Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, profesorë dhe ekspertë nga fusha e arsimit të lartë dhe shkencës, filloi procesi i krijimit të katër dokumenteve strategjike me të cilat vendi do të avancojë cilësinë e arsimit akademik që u ofrohet qytetarëve dhe do të sigurojë më shumë mundësi për punonjësit shkencorë.


Bëhet fjalë për program dhe dekret të ri kombëtar për financimin e arsimit të lartë, si dhe program dhe dekret kombëtar për financimin e veprimtarisë shkencore dhe kërkimore, që duhet të përgatitten deri në vitin 2025.

Një sfidë e madhe është përpara nesh. Të gjithë ne ramë dakord se do të punojmë për krijimin e këtyre dokumenteve, gjegjësisht politikave. Tashmë është e nevojshme proaktiviteti i një pjese dhe presim kontribut nga çdo individ dhe nga çdo institucion që do të jetë pjesë e procesit të përmbushjes së detyrimeve dhe synimeve që ndërlidhen me perspektivat evropiane të vendit. Ne e dimë më së miri se ç’farë është thënë në zhargon “anomalia” që duhet ta menjanojmë dhe si ta bëjmë atë. Mirëpo them që të shfrytëzojmë edhe konkluzionet nga konferenca ndërkombëtare që organizuam në fund të shtatorit. Le të shfrytëzojmë sugjerimet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe t’i përdorim të gjitha kontaktet që mendojmë se mund të na ndihmojnë”, tha Shaqiri, i cili mbajti fjalim hyrës para fillimit të debatit profesional që u mbajt në Fakultetin e Shkencave Bujqësore në Shkup,

Ministri theksoi se vendi nuk ka alternativë tjetër veçse të investojë në këto segmente, sepse prej tyre më së shumti varet progresi i përgjithshëm i shtetit.

“Të kemi rritje të vazhdueshme të cilësisë së arsimit akademik, të ofrojmë mundësi më të shumta dhe më të mira për kërkime dhe inovacione, do të thotë të krijojmë ndjenjë më të fortë tek qytetarët se vendi investon në potencialin e tyre dhe se këtë potencial duhet ta përdorin dhe realizojnë pikërisht këtu ” theksoi Shaqiri.

Ai theksoi se qasja gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara gjithmonë ofron zgjidhjet më të mira dhe se këtë Qeveri e ka vendosur dhe e respekton vazhdimisht këtë parim të punës tanimë disa vite.

“Këtë tashmë e dini sepse së bashku përgatitëm edhe Ligjin e ri për Arsimin e Lartë ne jemi gjithashtu të hapur edhe për avancimin e tij shtesë. Kështu që edhe tani besoj në suksesin e përbashkët”, shtoi ministri.

Fjalime hyrëse mbajtën edhe kryetarja e Këshillit Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Kërkim Shkencor, prof. Dr. Gordana Lazhetiq, si dhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Bujqësisë dhe Ushqimit në UKM, Prof. dr. Vjekosllav Tanaskoviq.