Seksi, si çelës për pajtim pas një zënke

Çfarë i emocionon çiftet pas një zënke të tmerrshme me argumente që s’mbarojnë kurrë? Sigurisht që seksi i pajtimit që vjen më pas.


Ekspertët tregojnë se një sherr romantik shpesh rrit ndjesitë e dëshirave seksuale te njerëzit. Debatet ju bëjnë të duket sikur po distancoheni emocionalisht nga partneri dhe seksi që vjen më pas është si rigjallërim për lidhjen.

LEXO EDHE:Amazon, ekip të posaçëm për trajnimin e modelit ambicioz të Inteligjencës Artificiale “Olimpus”

Gjithsesi, studimet kanë arritur në përfundimin se efekti i aktit është edhe më i fortë kur konfilkti është zgjidhur fillimisht mes jush. Pra, përpiquni të mos e bëni seksin prioritet nëse problemet mes jush janë të mëdha.

Sidoqoftë, seksi i pajtimit e bën edhe më interesante rutinën seksuale, duke i shtuar pasion lidhjes.

Por, pse njerëzve u shijon kaq shumë?!

Kur ne konfliktohemi intimiteti kërcënohet. Mes ndjesive të frikës dhe emocioneve, rrahjet e zemrës rriten, frymëmarrja shpejtohet dhe gjaku qarkullon më shpejt.

Kjo përkthehet në seks shumë më të kënaqshëm krahasuar me seksin kur të dy jeni të qetë dhe thjesht po ndiqni rutinën. Kur udhëhiqemi nga emocionet, nuk mendojmë me qartësi, kështu që pasi të mbaroni, kthehuni edhe njëherë tjetër tek shkaku i zënkës.