Inteligjenca artificiale është padyshim kryefjala e vitit dhe Samsung ka vendosur ta hap “epokën e re të Galaxy AI”.


Veçoria e parë që do të ofroj gjiganti korean është AI Live Translate Call.

Samsung ka njoftuar se së shpejti përdoruesit e telefonave të gjeneratës së fundit që do të kenë edhe Inteligjencën Artificiale do të kenë mundësi të përkthejnë zërin dhe tekstin që shfaqet në kohë reale derisa jeni duke biseduar me një përson, shkruan GSM Arena, raporton shqip.com.

Kjo formë është sikur përkthyesi gjatë një fjalimi ose takimi mes dy palëve.

Samsung thotë se thirrjen e dikujt që flet një gjuhë tjetër e përkthen në gjuhën tuaj sapo të aktivizoni titrat.

Kjo veçori pritet të lansohet në gjeneratën e ardhshme, atë të Galaxy S24, që pritet të zbulohet më 17 janar.