Shefi i kompanisë Starlink, Elon Musk, ka paralajmëruar nisjen e raketës Starship në orbitën e Tokës, pasi përpjekjet e para sivjet kishin dështuar.


Ai ka shkruar në rrjetin social X se ky akt po synon të bëjë një fluturim “të vërtetë fluturimi”, duke shtuar se po punohet për të ndërtuar një sistem lëshues.

Zhvillimi i shpejtë dhe përsëritës është kyç, derisa po punojmë për të ndërtuar një sistem lëshimi plotësisht të ripërdorshëm dhe i aftë për të transportuar satelitë, ngarkesa, ekuipazh dhe orbita”, ka thënë Musk të enjten.

Më 17 prill të 2023-s, SpaceX nuk ia kishte dalë ta kryente fluturimin testues të raketës Starship, që pritej të lansohej drejt orbitës së Tokës.

Musk pati njoftuar për disa probleme në momentet e fundit me valvulat e raketës 120-metërshe duke shkaktuar pamundësi të lansimit.