Një pemë Krishtlindjesh në një qytet zviceran është hequr sepse ishte “shumë e shëmtuar”. Pema është ngritur para stacionit hekurudhor në Chau de Fon, por pas reagimit të njerëzve ajo është hequr dhe ricikluar, shkruajnë mediat lokale.


Një përdoruese e rrjeteve sociale ka komentuar se pema mund të simbolizojë stuhinë që goditi vendin, ku ishte vendosur pema e Krishtlindjes më 24 korrik.

Megjithatë, siç sqaruan autoritetet, pas stuhisë që goditi vendin më 24 korrik, u vendos që të mos pritet asnjë bredh nga pyjet e prekura.

“Pylltari ynë donte të tregonte se pemët pësuan shumë dëme në korrik dhe se ky dëm do të jetë i dukshëm në pyje për disa vite. Çdo pemë është e çmuar, prandaj qyteti ka prioritet ruajtjen e pemëve të prera në publik ”, theksuan autoritetet.