Sot është afati i fundit ku qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i dytë, për të cilin nesër do të mbahet ankandi, përcjell TV21. Nga Ministria e Financave thonë se kërkesa për pjesëmarrje në ankand dhe pagesa e mjeteve për të cilat qytetarët dëshirojnë të blejnë fletobligacione të qytetarëve mund të bëhet në të gjitha bankat afariste në vend.


“Qytetarët që do të regjistrojnë fletobligacione të qytetarëve si investim të vetin, do të përfitojnë interes ose kontribut prej 5% në nivel vjetor, përkatësisht për dy vite gjithsej 10% të vlerës së investuar. Pagesa e kuponit të parë do të bëhet më datë 14 nëntor të vitit 2024, ndërsa kuponi i dytë, përkatësisht interesi për vitin e dytë do të bëhet më datë 14 nëntor të vitit 2025, njëkohësisht me pagesën e mjeteve të investuara. Qytetarët mund të investojnë minimalisht 10.000 denarë, duke blerë një fletobligacion të qytetarëve”, thonë nga Ministria e Financave.

Fletobligacioni i qytetarëve është instrument i ri në tregun e brendshëm financiar, i cili emetohet nga shteti. Nga MF thonë se investimi në fletobligacione është pa rrezik, i sigurt dhe sjell rendimet atraktiv për qytetarët, duke mbrojtur kështu vlerën e parave të tyre.