Qeveria sot solli vendim për formim të Komisionit për zbatim të procedurës për zgjedhje të furnizuesit universal të energjisë elektrike.


Komisioni, siç qëndron në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp, duhet ta zbatojë tërë procedurën për zgjedhje të furnizuesit universal me energji elektrike me anë të konkursit publik, përkatësisht për ta përgatitur konkursin publik, dokumentacionin e tenderit, prëfshirë edhe projektin të marrëveshjes dhe të kryejë evaluimin dhe të përgatisë raport për evaluimin e ofertave. Komisioni do të duhet të parashtrojë në Qeveri propozim për zgjehdje të ofertuesit më të volitshëm apo propizim për anulim të procedurës.

“Zgjedhja e furnizuesit universal është në pajtim me Ligjin për energjetikë, për shkak të realizimit të së drejtës së amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël të kyçur në sistemin e shërbimit universal me energji elektrike”, thonë nga Qeveria.