Me afrimin e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare që ka organizuar ndonjëherë Maqedonia e Veriut- Këshilli Ministror i OSBE-së- ka nisur edhe ashpërsimi i propagandës kundër organizimit të të njëjtit.


Tendenca për ta ulur peshën e organizatës është evidente edhe nga shkrimet e fundit nga mediat në gjuhën maqedonase.

“Për çfarë e kujtojmë OSBE-në: Millosheviçi nuk donte t’i linte të hyjnë në Kosovë, raporti i tyre ishte arsye që NATO të bombardonte Serbinë”, është titulli i produktit gazetaresk i cili pretendon ta minojë funksionin paqeruajtës të OSBE-së. Sipas shkrimit në fjalë, Raporti i OSBE-së, për masakrën e Reçakut raporton për ngjarjen që nuk është vërtetuar asnjëherë se ka qenë masakër e bërë ndaj civilëve në Kosovë.

OSBE është e shquar për misionet paqeruajtëse dhe punën e saj për paqen e përhershme. Kujtojmë se nga 29-31 nëntor Maqedonia e Veriut, si kryesuese e OSBE-së do të jetë nikoqire e më shumë se 70 delegacioneve të huaja. Me OSBE-në përgjatë vitit 2023 ka kryesuar i pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani.