Është zhvilluar me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetët e opozitës siç edhe paralajmëruan kanë kthyer përmbys karriget e deputetëve socialistë duke penguar vijimin e seancës. Teksa kanë bllokuar foltoren në Kuvend, deputetët e opozitës kanë vendosur ta çojnë deri në fund paralajmërimin e tyre për të penguar punën.


Ndërkohë deputeti Ervin Salianji ka ndezur tymuese në Kuvend. Gjithashtu deputetët e opozitës kanë krijuar zhurma duke përplasur tavolinat. Nga ana tjetër deputetët e Partisë Socialiste miratojnë projektligjet në rendin e ditës.