“lingushi” driton zenku i zhgënjyer nga të dalurit lakuriq në sipërfaqe si manipulant, rrenc, shpifës dhe trillues, shpirtësrisht dhe psikikisht i ngarkuar dhe i mllefosur nga ajo që ka lejuar të përdoret si alet i preferuar i shërbimeve që e informojnë…!, në sikletin e radhës me mendjelehtësi si fëmijë i dalldisur në adoleshencë të vonuar, në gajretin e vetvetes për ta mbuluar hallin e vet se nga përdorimi nuk eshtë vetëm për taharet, kësaj radhe paçavurja e tij pseudo mediatike Flaka me datë 27.10.2023 publikon reagim me titull: “Muhamer Veseli demanton, sistemi bankar në BFI u aplikua në kohën e Sulejman Rexhepit” njëherit kjo reagim ndaj shkrimit tim të publikuar më 18.10.2023 në portalin elektronik informativ nacional TETOVA SOT me titull: “Pensionisti Shaqir Fetai me turp po largohet nga Bashkësia Fetare Islame e RMV”.

Në fillim shihet se lingushi ka ca përparime minimale, pranon faktin duke hequr dorë nga të lavdëruarit si derr për ta stolisur shaqojën me veprat të huaja, nuk miret me terminologji të fusnotave në stilin e ish shqipfolësve intelektual të shkollës së kumrovecit dhe se kush nga hoxhallarët janë të mirë, nuk konteston as veprën brilijante breslënëse të shaqojës për renovimin e WC-ve në selinë e BFI-së, dhe pse të mos i thuhet lingushit aferim demek.

Megjithatë lingushi i manipuluari me majmunllëqe dëshmon nivelin e ulët të një mashkulli i ligë, në publikimin e ispovedit të tij prej morales dhe ndershmërisë përsëri fillon me rrena për të manipuluar në opinion, kinse njëherit ispovedin e ka dërguar në messengerin tim, kur unë që nga viti 2016 nuk kam llogari në rrjetin social facebook e as messenger, çudi….! ndoshta mbjellëshi i flokëve nga Çegrani si expert në shëndetësi, i ndihmon lingushit edhe në facebook…!  

I mjeri lingush në arsyetim, kërkim falje, thotë “Informatat për BFI i kam marrë nga shërbimet dhe nuk i kam nxjerr nga mendja…” në rregull, por nga cilat shërbime…!                                 thiret se është gazetar me përvojë dy dekadeshe, e në emër të drejtë informimit në paçavuret e tija pseudo mediatike publikon rrena, shpifje dhe fake news duke haruar se të njejta të ç’vlersojn edhe si njeri. Pa fije turpi publikisht pranon se shërbimet që e informojnë e përdorin, mozo ma keq…! E për interesin e tij nga BFI këtë shaqoja e din, ai bëlbëlit! s’më hy në rrugë kjo punë ndonjëher.

Por, në pamundësi për tu përballur me të vërtetën shihet qartë shpajrti i sëkëlldajsët dhe         sa do pak për ta relaksu vuajtjen shpirtërore i pakontrolluar nga mllefi, përsëri ka fillu të miret me rrena, shpifje dhe me akuza nga më të ndryshmet, qartë për ta defokosuar opinionin nga e vërteta se çfarë është duke ndodhur në BFI, që të mos mbetem borxhli ndaj vetë të emëruarit                      “xhematliu i ndershëm” përsëri po i përgjigjem si heren e kaluar pa kurfarë ngarkese:

–        armiqësi personale me xha  shaqojën e Çegranit kurrë nuk kam patur e as që kam, nuk e di nga e nxjere këtë pallavër, të gjithë e dijnë po edhe vet shaqoja më së miri e din, se në të shumtën e rasteve kam qenë i vetëm në mbështetjen e tij, në vitin 2004 me mbështetjen time shaqoja është zgjedhur për Mufti në Gostivar, për Reisul Ulema as që ka mund të ëndërron pa mbështetjen time, por se kam besu kurrë se është rrenc e abdall.

–        që kemi patur mosmarveshje, kjo është e vërtetë, që kur në kabinet e ka pranuar “gjenerallin Angellov Stojançen” për ta luftuar “ekstremizmin shqiptarë”.

–        mosmarveshje kemi patur kur me këmbëngulje si abdall  kërkonte prej meje që            “vajzën të ja bëj profesoresh adekuate” unë nuk kam pranuar tja bëjë, kur e njejta në kundërshtim me statusin e medrsesë dhe të gjitha normave pedagogjike nuk mundet të mban mësim në medrese në 5-pesë lëndë: bioligji, kimi, fizik, gjeografi dhe                        edukatë fizike, thjesht se nuk ka pregaditje adekuate profesionale, çka ti bëj unë.  

–        qëndron se marëdhëniet i kemi patur të tensionuara kur kam kërkuar nga shaqoja që publikisht të deklaron se nuk ka qenë kodosh i UDB-së, dhe se nuk e ka shpionuar figurën teologjike islame me renome në botën shqiptare dhe më gjërë, profesorin e respektuar, veprimtarin e shquar Nexhat Ibrahimi, Zoti i dhashtë shëndet e jetë të gjatë, në këtë drejtim shaqoja nuk kishte as guximin e një deklarate publike e jo më distancimin nga këta akuza.  

–        marëdhënie të tensionuara gjithashtu kemi patur kur shaqoja ka refuzuar të ndërmer                masa disciplinore ndaj “mullti ekspertit të dijasporës nga tetova” për problemin që kishte me kurbanat “hajvanët e mëdhenj”, dhe për disa mjete të dijasporës, pasi ishte kapur me kërpesh për dore nga shaqoja, në vend të komisionit disciplinor dhe padisë në prokurori i njejti ishte falur me arsyetimin se kishte kërku falje dhe kishte qarë shiç qante tërë natën edhe para Reisit Sulejman ef. Rexhepit.

–        acarim të marëdhënieve kemi patur kur kërkohej nga shaqoja që ta largon nga organizimi i haxhit atë të Gostivarit që me vite të tëra e quante hajdut i haxhit.

–        përplasje me shaqojën kemi patur, kur i kam kërkuar të ndalet nga përdorimi i emrit të kryeparlamentarit, në emër të cilit plot tri vite, për çdo ditë rrente se do ta “legalizojë” medresenë, e të tjerat mund të jenë vetëm pseudo informatat tuaja që ti sjellin shërbimet për BFI-në, duke të përdorur e që po të nxjerin ftyrën e zezë prej teneqexhiu.

Për atë që kam qenë kryetar i komisionit për zgjedhjen e Reisul Ulemasë, është shumë e vërtetë, me dinjitet dhe besnikëri në përputhshmëri me normativen dhe kushtetutën e BFI-së, e kam kryer detyrën dhe obligimin që mu besua në mënyrë unanime nga Rijaseti, e për të cilën ndihem krenar. Njëherit të gjithë diplomatët e akredituar në vend që vizitonin BFI-në pas zgjedhjeve, nuk uronin Shaqir Fetain, por shprehnin kënaqësinë e tyre dhe përcjellnin urimet për rrjedhën e proçesit zgjedhor, dhe në bazë të rezulltateve të zgjedhjeve e vërtetë është se unë e kam shapllur Reisul Ulema, çfar ka këtu. Nëse përsëri më besohet e njejta detyrë dhe garkohem me një obligim të tillë, përsëri do ta bëja të njetën, pa marë parasysh se për kënd do të ishte përcaktimi a po vota ime. E sa për vazal, je shumë primitiv, kjo është shumë qesharake, nivel tepër i ulët,                      këtë problem e kanë  (shërbimet tua që të përdorin me pretekst se të informojnë…!)

Lingush teneqja, unë kurrë nuk e kam mbrojtur Sulejman Rexhepin, prej ku e nxjere edhe atë se paskam kërku që ta arreston policia, çfar ëndërra sheh tybe ja Rabbi mos konsumon diçka për qetësim nga shqetësimi shpirtëror a po nga vuajtja e morales, me shaqojën si duket e keni një të përbashkët “sindromin e rrenës” Sulejman Rexhepi kur ska patur nevojë ta mbron kush, kot bën përpjekje të bindësh opinionin se edhe gjeli ban voe.  

Sa për pressin në BFI, afër 5-pesë viteve më parë, kur dikush paraqitet duke thënë: çelma derën se unë jam reisi, nga ai press nuk tërheqi asnjë presje, qëndroj edhe pas asaj që kam deklaruar në prokurori për rastin, me dinjitet kam mbrojtur BFI-në dhe postin e Reisul Ulemasë, e për rjedhën e mëtutjeshme të proçesit pyete shaqojën, ndoshta ka çfar të rrenë.

E për fund: lingush në paçavuret tua më drejton akuza me rrena, shpifje e trillime, si matrapaz, hajn klasik, dilinxhi, keqpërdorues, dallaverexhi, komplotist, mafioz, maniplulator, kriminel, mashtrues dhe shërbetor i të keqës, në të gjithë këtë që e thua nuk e gjej veten, megjithatë në vend të masave juridke të ofroj “open fair game” të sfidoj publikisht, që të publikosh faktet dhe dëshmitë për të gjitha akuzat që mi drejton, ose të kërkosh falje publike           pa ispoved dhe të pranosh se je i përdorur për një përdorim nga shërbimet që të shfrytëzojnë si alet   ose ndoshta ke qenë nën ndikim të ndonjë medikamenti qetësues të shpirtërores dhe morales.  

A për atë se për kënd punoj, dhe vallen e kujt e luaj, është e shumë e thjesht, unë                     Muhamer Veseli punoj, veproj dhe luaj vallen e institucionit të vetëm fetar islam në vend “Bashkësia Fetare Islame në RMV” dhe atë në suaza të normativës dhe kushtetutës së saj,                   të fortë e të pa thyeshëm më bën jeta institucionale, dhe kjo arsye e vetme, për atë që në fund unë i fitoj të gjitha betejat me dinjitet dhe transparencë pse jo dhe me sakrificë si në të kaluarën. Unë aty kam ndërtuar karierën profesionale që të qenuarit imam, vaiz – hatib, anëtar i kuvendit të BFI, sekretar muftinisë së shkupit, shef kabineti, edukator, profesor në medrese, e në fund drejtor dhe anëtar dhe z[dhënës i Rijasetit, a të pëlqen ty e shërbimeve tua, pak punë është ajo.

Të kuptoj që të ka zënë halli i të pa’aftit dhe mendjelehtit, e ke ra në nivelin e sikletçiut që në at zaman kishte thënë:

Gjer’çek hatrit i kujtohem, por më xu’e ky taksirat,

kastanile moj s’tafrohem por prej s’largi  t’bëj itat….

 

 

Shkup, 06.11.2023

Muhamer Veseli,

Drejtor i Agjencionit për Hallall Standard dhe anëtar i Rijasetit