Pamjet e para nga Turqia pas dy tërmeteve të forta në pak minuta: Qytetarët në rrugë, dridhen llambadarët (VIDEO)

Tërmeti i parë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar 33 kilometra në juglindje të Malatya, në një thellësi prej tetë kilometrash.


Vetëm tre minuta më vonë, një tjetër tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua pranë Adiyamanit, gjithashtu në Turqinë lindore.

Në rrjetet sociale janë shfaqur video pas dy tërmeteve. Lëkundjet i nxorën njerëzit në rrugë.

Deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.