OKB-ja i është bashkangjitur thirrjeve ndërkombëtare që të zgjatet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.


Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres tha se “dialogu që çoi në marrëveshje duhet të vazhdojë”, dhe përsëriti thirrjen e tij për “një armëpushim të plotë humanitar, për të mirën e popullit të Gazës, Izraelit dhe rajonit më të gjerë”.

Zëdhënësi shtoi se “organizata rriti ndihmat humanitare që shkojnë në Gaza gjatë katër ditëve të fundit, por ato furnizime mezi regjistrohen kundrejt nevojave të mëdha të 1.7 milion njerëzve të zhvendosur”.

Guterres përsëriti thirrjet për lirimin e pengjeve të mbetura menjëherë dhe pa kushte dhe u kërkoi të gjitha shteteve të përdorin ndikimin e tyre për t’i dhënë fund këtij konflikti, raporton BBC