Një vjedhje e pazakontë në Gjermani, Ata vodhën 16,000 furça dhëmbësh!

Hajdutët që hynë në një magazinë logjistike në Gjermaninë perëndimore arritën të vidhnin 2000 televizorë dhe 16000 furça dhëmbësh elektrike, tha policia, transmeton N1.hr.


Hajdutët e paidentifikuar nga një magazinë në qytetin e Duisburgut gjithashtu arritën të arratiseshin me një kasafortë që peshonte më shumë se 100 kilogramë. Vlera e plaçkitjes vlerësohet të jetë 1.4 milionë euro.

Vjedhja ka ndodhur fundjavën e kaluar, por është bërë e ditur në një deklaratë të policisë të martën.

Sipas policisë, hajdutët kanë hyrë në ndërtesë nga një dritare. Ata ndoshta kishin nevojë për disa kamionë për të tërhequr mijëra sende të vjedhura.

Aktualisht policia po analizon pistat në vendin e krimit dhe pamjet e vëzhgimit me video dhe po shpreson për ndihmë nga dëshmitarët okularë.