Një mision hapësinor panbritanik do të shtyjë kufijtë e njohurive njerëzore dhe do të kryejë kërkime që nuk mund të bëhen në Tokë, deklaroi kreu i Agjencisë Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar (UKSA).


Muajin e kaluar agjencia njoftoi se ”kishte nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane ‘Axiom Space’, e cila do të shohë nisjen e astronautëve britanikë në hapësirë, të cilët do të kalojnë deri në dy javë në orbitë duke kryer kërkime shkencore”.

Shefi ekzekutiv i UKSA, Paul Bate tha se ”ndërsa nuk kishte ende data për misionin, të dy organizatat po mendonin se si ky mision të mund të kryhej sa më shpejt, në mënyrë që të rezultonte praktik dhe i arsyeshëm”