Reperi dhe soul artisti Drake ka dhënë premier këngën e tij më të re ku gjatë gjithë videoklipit mban të veshur flamurin e Kuq e Zi.


Kënga është lansuar para një ore në të gjitha platformat muzikore, përfshirë edhe atë YouTube dhe është vjen nga albumi i tij i fundit “For All The Dogs”, i cili ka korrur suksese të mëdha.

“Polar Opposites” quhet kjo këngë dhe në një verse të tij përpos që është me flamurin Kombëtar me Shqiponjën dykrenare, ai përmend edhe Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

“Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, veç e di që tensioni po rritet”, thotë Drake në këngën e tij.