Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në takimin me ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës e Hercegovinës, Stasha Kosharac potencoi se jemi vendi lider në shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPARD 2, ndërsa përvojën pozitive në realizimin e programeve haptas e ndajmë me shtetet e tjera të rajonit.


Siç bënë të ditur nga MBPEU, takimi është realizuar në kuadër të takimit të sotëm të punës të ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore, bashkë me udhëheqësin e sektorit për zhvillim rural, Goce Georgievski dhe udhëheqësin e sektorit IPARD, Zhivko Brajkovski.

Ne ndajmë hapur përvojën tonë pozitive në zbatimin e programeve IPARD me vendet e tjera të rajonit. Jemi vend lider në shfrytëzimin e fondeve nga programi IPARD 2 dhe kjo për disa arsye, kemi zbatimin më të madh 100 për qind të programit, me zero euro kthim të mjeteve dhe ishim të parët në rajon që filluam zbatimin e programit të ri IPARD 3″, theksoi Nikollovski në takim.

Ai shtoi se suksesin tonë me IPARD e vërtetoi edhe Bashkimi Evropian duke i rritur për 62 për qind mjetet, me çka për programin e ri IPARD 3 në dispozicion kemi 97 milionë euro mjete evropiane.