Në një video të postuar në X sot, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dha një ton sfidues, “Na u tha se nuk do të arrinim në qytetin e Gazës. E arritëm. Na thanë se nuk do të hynim në Shifa. Ne hymë”, tha ai, duke iu referuar spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës.


“Nuk ka vend në Gaza që ne nuk do ta arrijmë”, tha Netanyahu. “Nuk ka asnjë fshehje, asnjë strehë, nuk ka strehim për vrasësit e Hamasit”.

Shefi i OKB-së për Ndihmën Humanitare tha sot se ishte i tmerruar nga raportet e bastisjes së sotme në spital, pasi mbështetja ndërkombëtare për ofensivën e Izraelit fillon të gërryhet, raporton NBC News.

Netanyahu shtoi se ai kishte folur me Biden dhe se Izraeli nuk do të dorëzohet derisa Hamasi të eliminohet dhe pengjet të kthehen.