Nëntori në Tetovë, Kasami publikon detajet e aktiviteteve

Me rastin e festave të nëntorit, komuna e Tetovës ka organizuar aktivitete kulturore, artistike dhe sportive duke filluar nga data 22 nëntor, deri më 28 nëntor.


“Muaji nëntor padyshim është muaji i bashkimit dhe krenarisë kombëtare, prandaj bashkohuni me ne për të shënuar festat e nëntorit në një jave të mbushur me emocion dhe aktivitete të ndryshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës së Tetovës.