Një nënë e dy fëmijëve u vra nga një rrufe në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi. Fatkeqja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë menjëherë kur u godit nga rrufeja.


Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm.

Gruaja 34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare në momentin kur e goditi rrufeja. Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan. Një tjetër pushues rrëzohet në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për të ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike.

Román ishte në plazhin Boquilla në Kolumbi me anëtarët e familjes. Froilanis ka lënë pas një djalë dhe një vajzë dhe kishte kompaninë e saj të veshjeve në Instagram.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat që dikush të goditet nga rrufeja janë një në një milion, megjithatë gati 90% e viktimave mbijetojnë. Në Kolumbi, vdekjet nga rrufetë për shkak të kushteve të motit janë të shumta.

Sipas Universitetit Industrial të Santanderit, numri i lartë i maleve dhe fushave të hapura në vend, e bëjnë rajonin të prirur ndaj shkarkimeve elektrike. Universiteti tha: Kolumbia është rajoni me aktivitetin më të rrufeshëm në botë, gjë që rrit numrin e vdekjeve dhe të lëndimeve për shkak të këtij fenomeni, veçanërisht në zonat rurale.