Një moment dramatik ka regjistruar një kamerë, ku një shkëmb në plazhin Whipsiderry, në Newquay të Anglisë, rrëshqiti dhe ra vetëm disa metra larg shtëpive.


Raportohet se shkëmbi rrëshqiti rreth orës 13:00, duke shkaktuar një zhurmë të madhe.

Vendasit u paralajmëruan të qëndrojnë larg asaj zone, pasi pritet të ketë rrëshqitje të tjera gjatë orëve të ardhshme, përcjell Telegrafi.

Plazhi Whipsiderry është në qendër të një debati për ndërtimin e shtëpive luksoze, raporton dailymail.

Living Quarter Properties, fitoi lejen për ndërtimin e shtatë shtëpive me vlerë prej 1 milion euro, por kjo u kundërshtua edhe nga Princi William dhe ylli i Love Island, Lucie Donlan.

Kjo për faktin se puna fillestare e gërmimit ka shkaktuar shembjen e 1000 tonë gurëve në plazh, duke rrezikuar jetën e mijëra njerëzve.

Për ndalimin e punimeve në atë zonë është angazhuar grupi i komunitetit Save Whipsiderry dhe janë organizuar protesta të shumta, të cilat tregojnë pakënaqësi nga ana e aktivistëve.

Puna u ndal kur Dukati, i cili zotëron një pjesë të plazhit, pezulloi licencën që u dha ndërtuesve qasje në plazh.

Punime thuhet se nuk do të ketë deri sa të dakordohen ndërtuesit dhe autoritetet ligjore përkatëse, se ndërtimet do të kryhen në mënyrë të sigurt.

Policia ka konfirmuar se nuk ka të lënduar dhe ka vendosur një kordon për të parandaluar hyrjen në zonën e rrezikut, duke bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, për të qenë të sigurt.