Që nga koha e Covidit-19 shumë motra medicinale punonjës shëndetësor administrator rrezikuan jeten e tyre për tju dal ne ndihmë pacientve që ishin të sëmur me virusin Covid 19.

Ata ishin në krye të detyrës edhe pse statusi i tyre ishte i pazgjidhur dhe pagat e tyre ishin tepër të ulta dhe pa kontribute pensionale e shëndetesore, por ata nuk e leshuan frontin duke u perballur me vdkejne.

Qe nga ajo kohe e deri sot kur ne flasim mbi 100 punonjës, si motra medicinale punonjës administrativ nuk e kanë të zgjidhur statusin tyre në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ish drejtorët e Spitalit të Tetovës, gjithnjë kanë hedhur fajin te Minsitria e Financave e ajo te Fondi Shendetësor, ndërsa Ministria e Financave tek Spitali i Tetoves.

E fajin nuk e mer askush, ndërsa 100 punonjës në këtë administratë të Spitalit çdo vit ngelen me ethet e largimit nga puna. Ata humbin nga 2 muaj pa rroga pasi edhe kontratat bëhen me vonesë.

Drejtori Ekonomik i Spitalit të Tetovës, Blerim Osmani për TS u shpreh se 100 punonjës që janë me kontratë mundohemi që një herë e përgjithmon tju zgjidhet statusi i tyre.
Po është e vërtetë. në Spitalin klinik të Tetovës ka mbi 100 të punësuar me kontratë në vepër. ka prej branxhëve të ndryshme si dhe motra medicinale. Ne jemi duke menduar se si tju gjejmë zgjidhje një herë e përgjithmonë që të marrin vendimet e punës, pasi ne si spital kemi nevojë për këtë kuadër. Ne mundohemi të rregullojmë me ndryshe nga ajo standardja me pëlqime prej Ministrisë së Financave dhe ne mundohemi që krjetë ata me kontratë në vepër të punësohen me vendime pune. Nga Sekretariati gjeneral i Qeverisë kanë kërkuar listën e të punësuarëve me kontratë në vepër gjegjësisht specifikacione, vendet e punës dhe profesionin që bëjnë dhe shpresojë që në afat shumë të shkurtër këta të punësuar të marrin vendime pune” u shpreh drejtori Ekonomik, Blerim Osmani.

Nga Fondi Shëndetësor thonë se për pjesën e punësimeve dhe angazhimeve të personave me kontratë në vepër, pëlqim përfundimtar lëshon Ministria e Financave, me pëlqim paraprak nga Ministria e Shëndetësisë.

FSSHRM përcakton kompensim vjetor në xhdo ISH ku ndër të tjera janë të përfshira edhe mjete për pagesën e pagave të të punësuarve.
Në pjesën e punësimeve dhe angazhimeve të personave me kontratë në vepër, pëlqim përfundimtar lëshon Ministria e Financave, me pëlqim paraprak nga Ministria e Shëndetësisë” thonë nga Fondi Shëndetësor për TS.

Ministria e Financave nuk mer fajin për punësimet në Spitalin e Tetovës, pasi sipas tyre Spitali i Tetovës as që ka bërë kërkesë për këto punësime.

Të nderuar, lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se roli i vetëm i Ministrisë së Financave gjatë procesit të realizimit të punësimeve të reja për shfrytëzuesit buxhetorë është ta njoftojë organin që kërkon punësime të reja, nëse ata kanë mjete financiare për këtë qëllim në buxhetin e tyre për vitin rrjedhës dhe nëse në Planin vjetor të punësimit të institucionit, janë paraparë punësime.
Ministria e Financave nuk vendos nëse do të japë apo jo pëlqime për punësime, por vetëm verifikon nëse ndonjë institucion i caktuar në buxhetin e tij ka paraparë mjete financiare për punësimet që ata kërkojnë, si dhe nëse ato parashihen në planet e tyre të punësimit.
Ministria e Financave vepron në bazë të Ligjit të Buxheteve dhe Ligjit të Realizimit të Buxhetit, me ç’rast në bazë të kërkesave të parashtruara ka afat ligjor prej 30 ditësh për t’i dorëzuar përgjigje organit që ka dorëzuar kërkesën
” thonë për TS

Gjithashtu nga  Ministria e Financave për TetovaSot thonë se Spitali i Tetovës nuk ka bërë kërkesë për punësime.

E deri sa të gjindet fajtori  për punlsimet në Spitalin e Tetovës, 100 punonjës me kontrata në veprë, motra medicinale, administrator  do te vazhdojnë të flejnë nën ethet e largimit nga puna, ndersa Spitali i Tetoves ka mungesë të madhe për motra medicinale.

TetovaSot, do te ndjek hap pas hapi procedurën  për të ndihmuar këta 100 punonjës dhe për të gjetur se kush është shkaktar për mos rregulimin e statusit të tyre./TS/