Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadores së Zelandës së Re në Maqedoninë e Veriut, me seli në Romë, Jacqueline Ann Frizelle Informon Tetovasot .

Osmani i uroi mirëseardhje Ambasadores Frizelle dhe shprehu pritjen që gjatë mandatit të saj marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve të fitojnë dinamikë të re dhe të pasurohen me përmbajtje të reja me interes të përbashkët.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm bilateral dhe mundësitë për avancimin e tij në më shumë fusha, para së gjithash në atë të ekonomisë. Krahas bashkëpunimit dypalësh, u diskutua edhe për bashkëpunimin multilateral, si dhe për zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare.