Edhe Mexhlisi i xhamive të Myftinisë së Tetovës, është kundër vendimit të djeshëm të BFI-së, i mbështet vendimet e anëtarëve të Myftinisë dhe unanimisht dhe me këmbëngulje kërkon nga Myftiu Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, të vazhdoj me punën e tij, pasi ne si Mexhlis i xhamive do të përkrahim edhe në vazhdimësi Myftiun dhe Myftininë në mbrojtjen e institucionit.


Ndryshe Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në mbledhjen e së mërkurës të Rijasetit ka shkarkuar myftiun e Tetovës, Qani Nesimi dhe myftiun e Strugës, Salim Sulejmani.