Mënyrat natyrale si të ndaloni teshtimën

E ndërsa teshtima është një fenomen që çdokush e has në përditshmërinë e tij, krahas bezdisë dhe sikletit ajo shkakton dhe shumë efekte domethënëse, të padëshiruara.


Teshtima na pengon të komunikojmë lirshëm ashtu siç na pengon në punën e përditshme.

Megjithëse një apo dy teshtima në ditë janë një eksperiencë që përjetohet zakonisht nga të gjithë, teshtimat e një pas njëshme të të njëjtin moment janë një fenomen shqetësues.

Në këtë rast, ndryshimet klimatike janë një nga shkaktarët kryesorë.
Për shembull, njerëzit teshtijnë më shumë në ditët kur bëhet ftohtë apo bëhet shi. Krahas kësaj, teshtima mund të shkaktohet nga alergjitë por edhe marrja e disa medikamenteve.

Ndërkohë, teshtima shkaktohet edhe kur trupi apo organizmi preket nga viruset gjithashtu.

Kur njerëzit preken nga teshtimat, ata mendojnë se janë prekur nga ndonjë virozë a grip dhe menjëherë gjejnë si zgjidhje të shpejtë ilaçet apo antibiotikët.

Megjithatë, ka disa metoda natyrale të renditura më poshtë përmes produkteve ushqimore, të cilat ndalojnë teshtimat dhe të qetësojnë.Parandalimi i tështimave me metoda natyrale

Kura me hudhra

Për shekuj me radhë, njerëzimi e ka përdorur hudhrën për të parandaluar dhe rritur rezistencën e trupit ndaj të ftohtit dhe problemeve të tjera.

Do t’iu duhen vetëm 5 minuta të përgatisni këtë kurë por rezultati i saj do të jetë shumë afatgjatë.

Merrni 2-3 thelpinj hudhrash. Shtypini ato, më pas hidhini në ujë të ngrohtë. Masa e ujit është dy filxhanë çaji me ujë të ngrohtë.

Masa duhet të përzihet mirë dhe të lihet për 15 minuta para se të konsumohet.

Pasi të jetë ftohur pak, piheni dhe do të ndjeni menjëherë lehtësimin nga teshtimat.

Ujë me kripë

Kripa është një ndër metodat më të mira natyrale kundër teshtimave falë vetive të saj anti-bakteriale.

Kura me kripë lehtëson dhimbjen dhe bllokimin e hundëve por lehtëson edhe dhimbjet e fytit gjithashtu në rastet e virozave apo gripit, të cilat në më të shumtat e rasteve shkaktojnë teshtimat.

Bashkoni një lugë çaji kripe në një gotë me ujë të vakët.

Përdoreni këtë masë për të bërë gargare 4-5 herë në ditë.

Xhenxhefili

Është perfekt për largimin e teshtimës.

Përdorimi i kësaj kure e largon menjëherë fenomenin e teshtimës ashtu si edhe simptomat e saj.

Mënyra më ideale është konsumimi i disa fetave të holla të xhinxherit çdo ditë.

Nëse nuk e konsumoni dot ashtu mund të përgatisni çaj dhe ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Çaji i Kamomilit

Konsumimi i çajit të kamomilit është gjithashtu në metodë fantastike në largimin e teshtimave. Kamomili është fantastik në trajtimin e alergjive si dhe lehtësimit të tyre.

Përgatisni çaj kamomili si zakonisht dhe konsumoheni edhe dy herë në dytë, mund t’i shtoni pak mjaltë dhe vlerat do të jenë të shtuara. Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.