Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit, mbrojtja ajrore ka kapur një “objektiv të dyshimtë” të identifikuar në brigjet e Acre në Izraelin verior.


Asnjë sirenë nuk bie në Acre ose në qytetet e afërta “sipas protokollit”, sipas ushtrisë, pasi objektivi nuk konsiderohet të jetë një kërcënim për civilët, raporton The Times of Izrael, transmeton Klankosova.tv.

Incidenti vjen mes sulmeve të përsëritura nga Libani jugor nga grupi terrorist Hezbollah dhe fraksionet aleate palestineze, duke përfshirë lëshimin e raketave dhe dronëve në veri të Izraelit.