“Lojtarët e Kombëtares janë mosmirënjohës”, astrologia Meri Shehu: Unë i çova aty ku janë

Astrologia Meri Shehu ka zbuluar se si ndihmoi mbrojtësin kuq zi, Berat Gjimshiti, kur futbollisti nuk njihej edhe aq shumë.


Ajo ka rrëfyer se lojtari, në periudhën kur ende nuk ishte i njohur, e pyeste para ndeshjeve që luheshin nëse do e fuste trajneri apo jo.

LEXO EDHE:Menuja e rrallë e klasit të parë të Titanikut do të dalë në ankand

Gjithashtu Meri Shehu, e ftuar në “Wake Up”, ka treguar se ka ndihmuar lojtarë të Kombëtares të mbërrijnë këtu ku janë sot, por “nuk ma kanë ditur”.

Sa i përket Gjimshitit si mbrojtës, astrologia u shpreh se nuk i pëlqen pasi s’bën aq sa duhet në fushë, duke shtuar se “E ka me faza”.

Ndërsa parashikoi se ndeshja e Shqipëri-Ishujt Faroe, më 20 nëntor, Meri Shehu u shpreh: “Do fitojmë!”

Pjesë nga intervista:

Kush të ka hyrë në zemër nga këta çunat e kombëtares?

Meri Shehu: Unë kam ndihmuar lojtarë të kombëtares të ecin dhe të vijnë aty ku janë, por s’ma ka ditur njeri. Ka pasur nga ata që më kanë pyetur do futem sot, do më fusë trajneri sot në ndeshje?

Një futbollist i kombëtares që luan në Itali e ka pyetur Merin nëse do e futë trajneri në ndeshje apo jo?

Meri Shehu: Po kjo ka ndodhur që para pandemisë dhe ai ishte fare i panjohur dhe u bë shumë i njohur. Se pyeste para ndeshjes, do më futë sot, s’do më futë sot.

E kush ishte, Gjimshiti?

Meri Shehu: Po ai ishte.

Është një super futbollist, tani është kapiteni i skuadrës.

Meri Shehu: Mua s’më pëlqen, s’bën aq shumë sa duhet të bënte. E ka me faza.