Ledri poston në “Instagram” emrin e Dafinës

Kohët e fundit, dy nga emrat më të komentuar nga mediet rozë, kanë qenë Ledri dhe Dafina, kjo pasi këngëtari i ka komentuar ish-partneres së tij në rrjetin social “Instagram”.


Pas këtij komenti, një lajm qarkulloi ku thuhej se Dafina i ka bërë bllok Ledrit, ku dhe ky i fundit e konfirmoi me këngën e tij të publikuar para pak ditësh.

Por mesa duket, blloku nuk po i pengon ta ndaj në rrjetin social “Instagram”, emrin e Dafinës.

Artisti së fundmi ndau me ndjekësit e tij një listë, ku kryeson i pari në listë, ku poshtë tij është edhe emri i Dafinës.