Ministria e Jashtme e Katarit tha se janë nisur pesë avionë me ndihma për në qytetin egjiptian El-Arish, ku pastaj pritet të dërgohen në Gaza.


Avionët po transportojnë 156 ton ndihma, duke përfshirë ushqime, sende mjekësore dhe furnizime strehimi, raporton Al Jazeera.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të avionëve në 26, me një total prej 879 tonësh ndihmë, tha ministria.