Ylli i Marvel Cinematic Universe, Sebastian Stan do të luajë rolin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në filmin e ri të regjisorit iranian Hamza Abbasi, ‘The Apprentice’.


Kasti kryesor janë fituesi i çmimit Emmy dhe Golden Globe Jeremy Strong dhe aktorja Maria Bakalova.

Ku do të fokusohet filmi për Donald Trump

Si një “eksplorim i fuqisë dhe ambicies në një botë korrupsioni dhe mashtrimi”, “The Apprentice” do të fokusohet në ditët e para të Trump në Nju Jork në vitet 1970 dhe 1980. Gjithashtu do të hedhë dritë mbi marrëdhënien e tij me avokatin famëkeq Roy Cohn, i cili ishte mentori i tij.

Sipas përmbledhjes së filmit, është “një histori që kronizon origjinën e një dinastie amerikane” dhe “zbulon koston morale dhe njerëzore të një kulture të përcaktuar nga fituesit dhe humbësit“.