Izraeli ka arrestuar 2.735 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar ku ushtria dhe kolonët e paligjshëm hebrenj kanë vrarë 197 palestinezë në 40 ditët e fundit, transmeton Anadolu.


Në një deklaratë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtria izraelite vazhdon bastisjet dhe arrestimeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite përfshirë edhe një studente në Universitetin Birzeit arrestoi të paktën 85 palestinezë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, kryesisht në qytetet Qalqilya, Ramallah dhe El-Khalil, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se ka arritur në 2.735 numri i palestinezëve që janë arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori e deri më tani.

Theksohet se disa persona janë liruar më pas, se forcat izraelite kanë dëmtuar shtëpitë që kanë bastisur, kanë goditur të arrestuarit dhe kanë kërcënuar familjet.

Në sulmet që forca izraelite dhe kolonët hebrenj kanë ndëmrmarrë në Bregun Perëndimor dhe Kuds që nga 7 tetori e deri më tani kanë humbur jetën 197 palestinezë.

Forcat izraelite teksa bombardojnë intensivisht Rripin e Gazës që nga 7 tetori, ato zhvillojnë bastisje në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.