Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit, se ndryshe…!

Imami tetovar, Nuhi Ganija ka reaguar për vendosjen e kryqit në Koder te Diellit. Ai përmes rrjetit facebook ka dërguar porosi tek autoritetet e komunës së Tetovës që Kryqi i madh prej 15 metrash të largohet menjëherë.


Postimi i plotë:

“Ne lagjen Aerodrom te Shkupit autoritetet me vite nuk lejojne ndertimin e xhamise, ne Prilep komuna nuk lejone restaurimin e xhasise se djegur nga huliganet gjate konfliktit te 2001, ndersa ne Kodren e Diellit pos kishes e cila u ndertua ne fund te viteve te nentedhjeta, keto dite mbiu si kepurdh edhe kryqi gjigant 15 meter i larte!
Kryqi ne Kodren e Diellit duhet te largohet sa me shpejte, ndryshe… !!!”, shkruan Ganija./TS