Ushtria e Izraelit raportoi se mbrëmjen e sotme Hamasi ka nisur të lirojë 12 pengje të tjera nga Rripi i Gazës, në ditën e gjashtë të armëpushimit.


Ajo tha se dy pengjet e para u dërguan nga Gaza në Egjipt, ndërsa 10 të tjera pritet të lirohen së shpejti. Kjo është hera e gjashtë e lirimit të pengjeve izraelite në përputhje me një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Në këmbim, Izraeli pritet t’i lirojë 30 të burgosur palestinezë në orët e vona të së mërkurës.

Pakti i armëpushimit pritet të skadojë në orët e para të mëngjesit ditën e nesërme. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë janë duke punuar për ta zgjatur marrëveshjen e armëpushimit edhe për disa ditë, në mënyrë që të mundësohet lirimi i pengjeve të tjera.

Militantët e Hamasit rrëmbyen rreth 240 pengje më 7 tetor, kur theu pengesat kufitare dhe u fut në jug të Izraelit. Po atë ditë u vranë mbi 1.200 njerëz, ndërsa sulmet u përshkallëzuan më tej.

Besohet se edhe rreth 150 pengje janë duke u mbajtur ende nga Hamasi në Gazë.

Më shumë se 15.000 palestinezë janë varë gjatë ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.