Zv/kryeministri i Maqedonisë Artan Grubi ka bërë të ditur do të ketë manifestim për 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit.


“Gjithçka gati për të shënuar në mënyrë dinjitoze 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit!

Nga data 14 deri më datë 22 nëntor, bashkë me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Ansamblin Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut organizojmë edicionin e pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”.

Edicioni i sivjetëm si asnjëherë më parë sjell në një vend Akademitë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës për të trajtuar madhështinë e kësaj ngjarje historike, për të prezantuar fakte, botime dhe ekspozita me peshë të madhe në fushën e albanologjisë.

Programi i plotë i edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, ka shkruar Grubi.