Pushimi me familje në plazh përfundoi në tragjedi, kur një grua nga Venezuela u godit nga rrufeja dhe mbeti e vdekur në vend në brigjet kolumbiane të Cartagena.


Froilanis Rivas, 34-vjeçe, po qëndronte në afërsi të ujit në plazh në qytezën La Boquilla kur u godit nga rrufeja, e një kalimtar rasti arriti të kap me kamerë amatore këtë moment rrëqethës.

Madje një burrë shihet duke kaluar pranë saj dhe përplaset në tokë nga goditja e fuqishme e rrufesë, që e la të vdekur në vend gruan e pafat.

Megjithatë arrin të ngritet në këmbë dhe të vrapojë nga frika se do të ketë ndonjë rrufe tjetër, që do të mund ta godiste edhe atë sikurse tashmë të ndjerën Rivas.

Mjekët e kishin dërguar nënën e dy fëmijëve në spitalin Serena del Mar, ku i kishin kaluar 45 minuta duke tentuar ta “rikthejnë” në jetë, por pa ndonjë sukses.