Pas shumë denoncimeve nga gratë shtatëzëna se po ju kërkojnë nga 300 deri në 500 denarë mjekët amë Ginekolog, sot portali TS ka investigurar nëse ky lajm është i vërtet apo jo. Siç ka arritur gezetara e TS, në çdo ambulantë të mejkëve amë i kanë kërkuar nga 300 deri në 800 denarë nëse ajo do të bëjë kontrolle tek mjeku amë ginekolog.

Pasi gazetaraja e TS ka zbuluar se merren para nga gratë shtatëzëna, gazetari Nevrij Ademi ka pyetur publikisht se sa para merren, mjekët ginekolog e kanë moohuar para kamerave se ju merren nga 500 denarë për kontrollet që ju bëhen grave shtazana.

Nga fondi i sigurimit shëndetësorë kanë deklaruar se gratë shtatëzëna nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë tek mjekët amë ginekolog.

Për ekzaminimet e kryera mjekësore tek mjeku i zgjedhur nga ana e të siguruarve nuk paguhen mjete financiare. Në shërbimet bazë shëndetësore të cilat i sigurojnë gjinekologët e zgjedhur, falas janë ndjekja e procesit të grave shtatzëna, ekzaminimet diagnostikuese me EKO, kolposkopia dhe marrja e strishos. PAP testi është falas në çdo tre vite dhe për të mjeku i zgjedhur i lajmëron sipas grupeve të moshës, pra sipas Programit të Ministrisë së Shëndetësisë, për skrining, për parandalim dhe zbulim të hershëm të kancerit të qafës së mitrës, dhe ky është një nga qëllimet e FSSHRMV-së” thonë për TetovSot nga Fondi Shëndetësorë.

Ata thonë se për PAP testin që nevojitet të bëhet një herë në vit sipas mjekësisë së bazuar në dëshmi, participimi, që personi i siguruar duhet ta paguajë është 60 denarë. Nëse PAP testi është i nevojshëm të bëhet në privat, çmimi i tij i referencës sipas FSSHRMV-së është 600 denarë.
Nga Fondi Shëndetësor thonë se gratë shtatëzëna nuk duhet të japin të holla pasi shërbimet janë falas.
Për këtë arsye kur gjinekologu i zgjedhur do të kërkojë të holla për shërbim shëndetësor i cili është falas, personi i siguruar duhet ta refuzojë që ta paguajë ekzaminimin. Në rast kur insistohet për pagesë të ekzaminimit, është e nevojshme të kërkohet një llogari fiskale për shërbimet e realizuara shëndetësore dhe të njoftohet Fondi përmes një parashtrese, ndërsa në bashkëngjitje të parashtresës duhet të dorëzohet edhe një fotokopje e llogari fiskale” thonë për TS nga Fondi Shëndetësor.

Mjekët amë Ginekolog që marrin nga 300 deri në 500 denarë për kontrollet nuk japin as llogari fiskale e të hollat sipas dëshmitarëve ata i fusin në xhepa direktë duke i fshehur nga organet kopetente. TS është drejtuar edhe në DAP për të mësuar se kanë njohuri për këto të holla që ju marrin e nuk japin llogari fiskale.
Në bazë të nenit 2 paragrafi 1 të Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë, tatimpaguesit të cilët kryejnë qarkullim të mallrave dhe qarkullim të shërbimeve për të cilat pagesa nuk bëhet përmes bankës (pagesat me para në dorë), janë të detyruar të prezantojnë dhe përdorin një sistem fiskal të miratuar të pajisja e regjistrimit të pagesave në cash dhe duhet të lëshojë një faturë për qarkullimin e kryer, pra shërbimin (faturën fiskale). Në bazë të nenit 9 të të njëjtit ligj, mjekët e familjes dhe gjinekologët nuk përjashtohen nga detyrimi për të futur dhe përdorur një sistem fiskal të miratuar të pajisjeve.
Njëkohësisht, ju njoftojmë se Administrata e të Ardhurave Publike në vazhdimësi kryen kontrolle në përputhje me Ligjin për regjistrimin e pagesave me para në dorë, në të gjithë territorin e vendit, duke përfshirë grupin e tatimpaguesve të cekur dhe rajonin e treguar.
Informacioni për rezultatin e kontrolleve për tatimpagues të veçantë në përputhje me nenin 9 të Ligjit për Procedurën Tatimore, është sekret tatimor” thonë nga DAP për TetovaSot.

Ndryshe edhe mjekët amë ginekolog me vite të tëra kanë rrjepur gratë shtatzana edhe pse shërbimet janë falas. Fondi shëndetësor DAP kërkon nga gratë shtatëzëna të paraqesin këto dukuri dhe mos të japin asnjë qindarkë nëse dikush ju kërkon./TS/