Gjatë fundjavës pritet mot me vranësira dhe më freskët me reshje shiu. Të dielën kah fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa pastaj deri kah mesi i javës së ardhshme do të fillojë stabilimizi i motit, kumtoi DPHM.


Moti nesër do të jetë i vranët dhe më i freskët me reshje shiu, mjaft të dendur (mbi 40 l/m2). Reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup mot me vranësira me reshje shiu, kohë pas kohe të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

Por, sonte pas situatës alarmante në Shqipëri ku shumë lumenjë kanë dalë nga shtrati, situatë e ngjajshme është dhe në Dibër.

Nga atje njoftojnë se autoritetet janë në terren dhe po apelojnë tek qytetarët që të bëjnë shumë kujdes.

Gjendje alarmante!

Në këto momente të vështirësuara atmosferike, si fatkeqësi natyrore, nga shiu i rëmbyeshëm duam të informojmë qytetarët të kenë kujdes dhe të kontrollojnë pusetat e tyre personale dhe të ndihmojnë ekipet e NKP Standard që gjinden në teren.

Kushtet e rënduara atmosferike na vënë të gjithëve në vështirësi, prandaj ne jemi të përkishtuar të ndihmojmë brenda mundësive tona, njoftojnë nga NKP Standard.