Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në enklavën e bllokuar është rritur në 8.796, raporton Anadolu.


“Viktimat përfshijnë 3.648 fëmijë dhe 2.290 gra ndërsa 22.219 persona të tjerë u plagosën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra në një konferencë për media në qytetin e Gazës.

Ai tha se 2.030 njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat në Gaza.

“Sulmet izraelite vranë 132 mjekë dhe shkatërruan 25 ambulanca”, shtoi Al-Qudra.

Sipas zëdhënësit, forcat izraelite kanë shënjestruar 58 objekte të kujdesit shëndetësor në Gaza që nga 7 tetori.

“Rreth 58 spitale dhe 32 qendra të kujdesit primar u detyruan të ndalojnë funksionimin për shkak të sulmeve izraelite dhe mungesës së karburantit”, shtoi ai.

Që nga fundjava e kaluar, ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet ajrore dhe tokësore në Gaza, enklavë që ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 1.538 izraelitë janë vrarë në sulmet e Hamasit.