Ministri i Mbrojtjes i Izraelit deklaroi se forcat izraelite janë gati të rifillojnë luftimet në ajër, në tokë dhe në det.


Yoav Gallant tha gjithashtu se Izraeli po bën çdo përpjekje për të përdorur armëpushimin aktual për të siguruar kthimin e të gjithë robërve të mbajtur në Gaza, shkruan Al Jazeera.

Ndërmjetësit ndërkombëtarë po vazhdojnë punën gjatë të mërkurës për të zgjatur armëpushimin në Gazë, duke shpresuar se Hamasi do të vazhdojë të lirojë pengje në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Armëpushimi aktual do të skadojë brenda ditës.