FOTO/ Ushtarët izraelitë largohen nga Gaza

Ndërsa ka nisur armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit, trupat izraelite janë fotografuar duke u larguar nga Gaza.


Tanke dhe automjete të tjera ushtarake u panë duke lëvizur përgjatë kufirit të Izraelit, ndërsa ushtarët buzëqeshnin.

Armëpushimi katërditor midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas, hyri në fuqi në orën 07:00 me orën lokale. Armëpushimi pritet të çojë në lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 Tetorit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, të cilët ndodhen në burgjet izraelite.